Rreth Nesh
Mësoni pse ne jemi më të mirët në atë që bëjmë
dhe pse ne vlerësohemi si një nga më të mirët
për të punuar sot.
Historiku
Grupi Konecta, me seli kryesore në Madrid, është lideri i inovacionit në shërbimin e klientit, një kompani e rëndësishme e nivelit global. Mbi 130,000 punonjës të pasionuar punojnë në 30 gjuhë të ndryshme përtej 4 kontinenteve dhe 24 shtete.
Eksperienca
Konecta mbështet më shumë se 500 korporata të mëdha në 25 vende në të gjithë Evropën dhe Amerikën, duke shfrytëzuar ekspertizën lokale të mbi 130,000 pjesëtarëve të stafit.
Fleksibiliteti
Prej disa vitesh Konecta Albania praktikon metodën e punës smartworking, e cila ju ofron mundësi duke punuar nga shtëpia ose kudo që ndodhesh. Çfarë nevojitet për t'u bërë pjesë? Dëshira dhe vullneti për të punuar! Pjesën tjetër na e lini ne në dorë.
Çfarë na veçon ne?
- Vizioni
- Ndërtues Skuadrash
- Misioni
- Ambicia
-
Në botën e sotme që po ndryshon gjithnjë e më shumë, dixhitalizimi po arrin maturimin e tij dhe po ndikon në të gjithë sektorët e ndryshëm, të cilët po ri-shpikin vetveten akoma dhe më shumë për tju përshtatur këtij realiteti të ri. Në këtë mjedis të ri, klientët ndërveprojnë më shumë dhe ata presin më shumë përsa i përket përvojës me markat: Klienti është mbreti, Klienti është gjithçka.
-
Bashkë jemi më të suksesshëm. Diversiteti, gjithëpërfshirja dhe fryma e grupit, janë mundësi reale për familjen tonë të madhe. Ne jemi vendi ku gjithësecili ka mundësinë për t'u rritur profesionalisht, ku secili anëtar është i sigurt për veten dhe kontributin e tij.
Ne ftojmë këdo të bashkohet me skuadrën tonë sepse ne besojmë tek ti! -
Shërbimet tona, nga ndërveprimi me klientët dhe i procesit të konsultimit të tyre, janë të përqendruara plotësisht në një qëllim: ndihmimin e tyre për të maksimizuar vlerat me klientët. Duke patur njerëzit e duhur të specializuar dhe proceset teknologjike, ne jemi të veçantë në partneritetin e biznesit - ne jemi krijues: ne mendojmë dhe bëjmë. Ne i çmojmë të dyja dhe ky kombinim i frytshëm na bën më të mirë në punën tonë. Grupi ynë përbën një gjurmë ndërkombëtare me një ekspertizë të gjerë, të decentralizuar, lokale, për të qenë sa më afër klientëve tanë.
-
Ne dëshirojmë të transformojmë të tashmen në mënyrë që të projektojmë të ardhmen e biznesit dhe industrisë të klientëve tanë. Ne jemi prezentë globalisht në çdo vend, ku ne synojmë të njihemi si lideri i tregut në Ndërveprimin me Klientin dhe Menaxhimin e Proceseve.